Fëmijët, probleme me shikimin/ Mjekët: Prindërit të reduktojnë kohën e qëndrimit të të vegjëlve në telefon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fëmijët, probleme me shikimin/ Mjekët: Prindërit të reduktojnë kohën e qëndrimit të të vegjëlve në telefon

Numri i vizitave të fëmijëve tek okulisti dhe problematikat me shikimin po rriten vit pas viti.

 

Fëmijët para regjistrimit në klasë të parë kanë kryer vizitën tek mjeku okulist dhe kjo ka nxjerrë në pah problemet te të vegjlit. Specialistët e fushës thonë se shkak po bëhet qëndrimi me orë të zgjatur përpara telefonit apo kompjuterit.

 

Advertisement

RUBIN TOPI

OKULIST

“Fatkeqësisht ky numër është në rritje dhe mund ta bëjmë këtë krahasim sepse përballemi çdo vit me këtë fluks, nëse bëjmë një statistikë nga 20 fëmijë afro 7 fëmijë mund të jenë me probleme. faktorët që kanë ndikuar negativisht në këtë rast më shumë është teknologjia pra pajisjet dixhitale.”

 

Advertisement

Ndërgjegjësimi i prindërve për të kryer vizitat e fëmijëve të tyre tek okulisti tashmë është më i lartë, por mjeket apelojnë që të reduktojnë kohën e qëndrimit të të vegjelve ne telefon apo paijisje te tjere.

 

“Si rregull maksimalisht 30 minuta do të ishte idealja dhe jo më tepër se kaq, ndoshta përjashtim do të bëntë një ditë kur fëmija është pushim që mund të lejohen dy gjysme oresha por në një diferencë shumë të madhe kohore dhe më tepër se kaq nuk këshillohet dhe prindërit ta mësojnë këtë gjë dhe të marrin masa që të mos kalohet ky limit kohor.”

 

Advertisement

Specialistët e fushës shprehen se sa më herët të zbulohen problemet e shikimit te fëmijët, aq më e madhe është edhe mundësia për t’i riparuar ato.

 

“Të identifikohet nëse fëmija ka syrin dembel sepse nëse fëmija ka sy dembel dhe nëse nuk identifikohet ky problem deri në moshën 7 vjeç maksimumi deri ne 9 vjeç gjasat e korigjimit të rikuperimit janë shumë të ulta. sepse ai sy do reagojedobët sado që ti do mundohesh ta korrigjosh.”

 

Advertisement

Në të gjitha shkollat e vendit tashmë bëhet kontrolli i shikimit të nxënësve të arsimit 9-vjeçar. Nisma e ministrisë së shëndetësisë synon kapjen në kohë të problemeve tek fëmijët deri në moshën 14 vjeç.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy