Festat rriten infektimet/ Fluks kërkesash për testime në Korçë dhe Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festat rriten infektimet/ Fluks kërkesash për testime në Korçë dhe Durrës

Dispanceria e spitalit rajonal të Korçës po përballet me fluks vizitash e shtrimesh ditët e fundit kryesisht të pacientëve të infektuar me Covid-19.

 

Sipas mjekeve specialistë grumbullimet e festave sollën rritje të infektimeve, ndërsa dyshimet janë se Omikron po dominon tek rastet e reja. Nga ana tjetër janë të shumtë qytetarët e dyshuar që kryejnë teste të shpejta. Epidemiologia Merita Kroi bën të ditur se çdo ditë testohen të paktën 100 persona, nga të cilat rreth 70 rezultojnë pozitivë me koronavirus.

 

Advertisement

Edhe në pikat e testeve të shpejta në Durrës ka patur rritje të kërkesës ku në harkun kohor të 24 orëve kryehen rreth 300 teste.
Me rritje të infektimeve po përballet thuajse cdo qark ku shifrat ditore në rang kombëtar janë rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy