Festimet për Ditën e Verës/ Këto janë akset rrugore që do bllokohen, ja si devijon lëvizja e makinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festimet për Ditën e Verës/ Këto janë akset rrugore që do bllokohen, ja si devijon lëvizja e makinave

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se devijimi i trafikut do të nisë prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme deri në orën 16:00 si pasojë e festimeve të Ditës së Verës.

 

Për garantimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

 

Advertisement

Njoftimi i Bashkisë Tiranë:

 

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në orën 18:00, në “Nënë Tereza”.

 

Advertisement

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:

 

 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”

 

Advertisement

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”

 

Advertisement

 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi” dhe gjithë sheshi “Nënë Tereza”

 

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

 

Advertisement

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.

 

 3. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datën 14 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Advertisement

4. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet  sipas planit të lëvizjes më poshtë:

 

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

 

Advertisement

Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.

 

5. Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

 

Advertisement

 – Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.

 

-Linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy