Festivali ndërkombëtar i kukullave, trupa nga disa vende bëhen bashkë në Elbasan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali ndërkombëtar i kukullave, trupa nga disa vende bëhen bashkë në Elbasan

Në teatrin “Skampa” në Elbasan çeli siparin mbrëmjen e së hënës, festivali ndërkombëtar i kukullave. Trupa nga Tunizia , Italia,Belgjike, Turqia, Franca, Çekia, Mali i Zi dhe Irlanda si dhe tre trupa të Teatrit për fëmije të Elbasanit, Tiranës dhe Korçës do të ngjiten për të performuar për 4 ditë të tjera.

 

Drejtoresha e festivalit dhe njëkohësisht aktorja e njohur për fëmijët, Shegushe Bebeti, thotë se realizimi i këtij aktiviteti ka qenë ëndërr për të.

 

Advertisement

“Të realizoja këtë festival ndërkombëtar me trupat më të mira për fëmijët të huaj dhe vendas, dhe besoj se fëmijët do shohin interpretime të arrira nga trupat e huaja pjesëmarrëse, po ashtu falenderoj edhe për teatrin e fëmijëve të Elbasanitm të Korçës dhe Tiranës qe iu bashkangjitën këtij festivali”

 

Ndërsa Klinsi Lala, drejtori i qendrës së artit Elbasan, u shpreh:

 

Advertisement

“Ne do jemi mbështetës të çdo vlere artistike që promovon me këtë rast edhe qytetin e Elbasanit”

 

Shfaqja që hapi festivalin ishte “Në botën e Çokollatave” me regji të Hysen Mullajonuzit, i cili tha se për të ishte sfidë më vete përballja me trupa artistike të njohura nga shtete të ndryshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy