Festohet ngjallja e Krishtit, besimtarët ortodoksë mbushin Katedralen në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festohet ngjallja e Krishtit, besimtarët ortodoksë mbushin Katedralen në Tiranë

Besimtarët ortodokse festojnë këtë të dielë Pashkët, një nga festat më të rëndësishme në kalendar e besimit të tyre.

Festimit të Pashkëve i parapriu mesha tradicionale e mbajtur në mesnatë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, ku qindra besimtare morën pjese poer te ndjekur ritualin fetar.

Besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë lumturi, paqe e begati.

Të shumtë ishin edhe të huajt qe festa e ngjalljes se Krishtit i gjeti në Shqipëri.

Advertisement

“Ne jemi nga Greqia dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Është moment shumë i veçantë për ne sepse po ndjehemi si në shtëpi. urojmë për të gjithë paqe dhe lumturi.”

“Jemi italian, kjo festë na gjeti këtu. janë rite shumë të bukura që ju ndiqni gjatë pashkës ortodokse.”

Por shpirti i çdo feste mbeten sigurisht fëmijët, ndaj një urim në këto pashkë erdhi edhe prej tyre.

Në përfundim të meshës, besimtaret me qirinjtë e ndezur iu janë drejtuan shtëpive të tyre, duke marrë me vete simbolin më të rëndësishëm të festës, dritën e Krishtit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy