Finalja e Miss Albania & Kosovo/ Deda: Një mbrëmje me adrenalinë dhe performancë të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finalja e Miss Albania & Kosovo/ Deda: Një mbrëmje me adrenalinë dhe performancë të jashtëzakonshme

24 vajza sfilojnë sonte në mbrëmje në natën finale të “Miss Universe Albania & Kosovo”.  Në një intervistë për gazetaren Tea Sadiku,  producenti i këtij eventi që mbledh para ekranit shqiptarët kudo janë, Eduard Deda shprehet se mbrëmja do të ketë emocione dhe adrenalinë, teksa pritet kurorëzimi i Miss Albania dhe Miss Kosovo.

 

“Sot do të jetë një mbrëmje magjike, një ndër programet më të bukura, ku ne bëjmë rreth 10 vite si produksion. Do të kemi çmimet për fitueset, siç është Miss Albania dhe Miss Kosovo, do të kemi tre çmime për tre ikonat e bukurisë që kanë dalë nga ky projekt, të cilat do të nderohen sot me një çmim mirënjohjeje për të gjithë kontributin e tyre. Shumë të ftuar, një transmetim maratonë në Vizion Plus, që është media partner prej më shumë se 8 vitesh i këtij kompeticioni dhe mbetet vetëm të shijojmë mbrëmjën me një adrenalinë dhe një performancë të jashtëzakonshme”, thekson ai.

 

Advertisement

Spektakli, që transmetohet në ekranin e Vizion Plus, shpall vajzat më të bukura që do të përfaqësojnë Tiranën dhe Prishtinën në arenën ndërkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy