Fitoi 100 mijë euro duke mashtruar njerëzit në Facebook, gjithçka nisi nga një borxh i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitoi 100 mijë euro duke mashtruar njerëzit në Facebook, gjithçka nisi nga një borxh i madh

Një borxh prej 25 mijë euro që Liridon Peka, 28 vjeç, i kishte një burri të moshuar, e ka shtyrë atë të mashtrojë shqiptarë të Kosovës përmes vjedhjes së llogarive të tyre në Facebook dhe më pas mashtrimi i familjarëve dhe të afërmve për t’i nisur shuma të ndryshme parash, që në total kapën vlerën mbi 100 mijë euro.

 

Të paktën kjo është veprimtaria e tij e fundit e provuar, pasi edhe më herët ka kryer të njëjtin aktivitet. Vjedhjen e llogarive 28-vjeçari e ka kryer në kohën që ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për po të njëjtën akuzë të mashtrimit kompjuterik.

 

Advertisement

Personat që mashtronte, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve i nisnin paratë përmes kompanive të transfertave të valutave, i dërgonin ato në emër të burrit të moshuar dhe familjarëve të tij, të cilët më pas arrinin të kryenin tërheqjen.

 

Prokuroria e Tiranës pretendon se ka prova të mjaftueshme për të implikuar Liridon Pekën në këtë veprimtari kriminale, përfshirë këtu komunikimet e Pekës me burrin e moshuar që i kishte borxh dhe deklarimit të këtij personi që ai i kishte dhënë paratë borxh.

 

Advertisement

Por, të kundërtën pretendon vetë ai dhe mbrojtësi ligjor, sipas të cilëve nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë kriminale. Liridon Peka është me profesion farmacist dhe pretendon se pas kësaj skeme fshihen persona të tjerë, por para gjykatës i riu nuk ka treguar emra të dyshuarish.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy