Fjalët e huaja që po “zhdukin” gjuhën shqipe, nis “spastrimi” në media

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fjalët e huaja që po “zhdukin” gjuhën shqipe, nis “spastrimi” në media

Viti 2024 është një vit i përkushtuar për mbarëvajtjen dhe ruajtjen  e gjuhës shqipe. Në kuadër të kësaj iniciative një tjetër institucion siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë nismën “Fol Shqip” për ndërgjegjësimin e punonjësve të medias për përdorimin e fjalëve shqip në vend të atyre të huaja. Por cilat janë disa nga fjalët më të përdorura në media? Cila është terminologjia që në media përdorim e që padashur dëmtojmë gjuhën shqipe?

Armela Krasniqi, drejtuese e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gjovalin Shkurtaj, gjuhëtar dhe Elsa Skënderi, pedagoge, të ftuar në “Vizioni i Pasdites”, të moderuar nga Brikena Prifti folën rreth kësaj nisme.

Krasniqi: Projekti u mendua në fund të dhjetorit. Ne na vjen mirë që çdo institucion të kontribuojë në ruajtjen e gjuhës shqipe. Ajo që AMA ka nisur që në 1 jaanr 2024 ka qenë pikërisht gjetja e atyre fjalëve që përdoren shumë shpesh në ekranet shqiptare. AMA është një rregullator i medieve audiovizive dhe detyra e këtij rrgeullatori nuk është vetëm sanksionimi i medies, është edhe ndërgjegjësimi, ndihma, në mënyrë që ajo të shfaqet sa më mirë. Besojmë se do ta thellojmë edhe më tej këtë nismë.

Si do bëhet monitorimi?

Advertisement

Krasniqi: Ne kemi një ekip monitorimi. E kemi forcuar përbërësin e monitorimit dhe këtë lloj strukture organizative e kemi rritur në 11 veta nga 5 që kanë qenë fillimisht. Ka pasur një sensibilitet shumë të madh nga gjuhëtarët.

Shkurtaj: Nëse duam të kemi jetëgjatësi të gjuhës shqipe, kujdesi për gjuhën është një punë që duhet të jetë e përditshme. Nëse duam të kemi mbarëvajtje të gjuhës në përgjithësi duhet të shkojmë në dy krahë; e para të punojmë më shumë në shkolla dhe duhet të kemi kujdes edhe për gazetarët. Një gazetar u flet sot gjithë shqiptarëve, gjithë shqiptarëve në Diasporë. Pra gazetaria sot është mësuesia e vërtetë e gjuhës shqipe. Nëse ne kemi bërë punën mirë, ajo do të transmetohet përmes gazetarëve. Nëse s’kemi bërë punë të mirë, sërish do të transmetohet përmes gazetarëve.  Është një nismë shumë interesante për ta ruajtur gjuhën shqipe.

Skënderi: Ajo që është më shqetësuese për mua është fakti se fëmijët flasin më shumë anglisht se sa shqip. Kjo vjen nga ndikimi i anglishtes në Youtube, Netflix, etj,. Ështëpër tu përgëzuar çdo nismë që synon ndëgjegjësimin e njerëzve që merren me gjuhën shqipe. Kjo është diçka shumë e mirë. Ajo që mua më shqetëson më shumë se sa një fjalë, është mënyra se si shkruhen titrat, apo lajmet në rrjetet sociale. Shkrimi është një gjë që mbetet dhe duhet kontrolluar dhe duhet bërë më shumë kujdes./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy