
Drejtuesi politik për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.
Gjatë një vizite në nje familje, Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.
Duke dëgjuar ankesat e kryefamiljes e cila tha se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje, kandidati për deputet i PD e siguroi atë se program I selisë blu ka prioritet të vet zbutjen dhe elimimin e varfërisë.
“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kë, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”- u shpreh Flamur Hoxha.