
Shtohet fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar, të juglindjes së vendit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në stacionet kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 18.000 shtetas.
Advertisement
Për të përballuar fluksin në rritje, të këtyre ditëve, nga ana e stacioneve policore janë marrë të gjitha masat duke shtuar numrin e sporteleve.
Edhe për të shmangur rradhët e gjata në të dy këto pika të kalimit kufitar.
Advertisement
Edhe ditën e sotme, bëhet me dije se, ka pasur fluks në rritje në hyrje nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.
Në Kapshticë, pala shqiptare punon me 6 sportele hyrje-dalje. Në të njëjtin numër sportelesh punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Advertisement