Fluks në Sazan dhe Karaburun/ Turistët tregojnë interes për parkun detar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks në Sazan dhe Karaburun/ Turistët tregojnë interes për parkun detar

Parku detar, Sazani dhe Karaburuni vijojnë të joshin vizitorë.

Rreth 500 turistë nga Polonia, por dhe shqiptarë të Kosovës kane vizituar kete destinacion.

 

“Jam nga Polonia. Ky vend ka çdo gjë. Jam për herë të parë dhe më pëlqen.”

Advertisement

 

Turiste 1

 

“Jam nga Gdanski, Poloni. Është hera e parë. Është një vend shumë i bukur. Ushqimi është shumë i mirë. Ndoshta do të vij përsëri këtu.”

Advertisement

 

Turiste 2

 

“Edhe unë jam nga Polonia dhe vij për herë të parë. Shqipëria është një vend magjik. Ka  njerëz me buzëqeshje në fytyrë. Po më pëlqen dhe besoj do të vij përsëri.”

Advertisement

 

Shoqëruesi shqiptar i turisteve thote se polakët kanë një interes të vazhdueshëm  për Vlorën dhe vecanerisht parkun detar.

Natyra  e bukur dhe e paprekur nga dora  e njeriut tërheqin me se shumti turistët. Po ashtu historia e Sazanit është në vëmendjen e të huajve, të grupmoshave të ndryshme.

4 anije u nisën këtë fundjavë drejt parkut detar, ndërsa pritshmëritë për vizitorë të tillë duket se do të shkojnë deri javën e parë të tetorit, falë dhe ditëve me diell.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy