Formula për bashkimin e PD/ Berisha nuk tërhiqet: Mirëpres propozimet e anëtarësisë, zëri i tyre do dëgjohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Formula për bashkimin e PD/ Berisha nuk tërhiqet: Mirëpres propozimet e anëtarësisë, zëri i tyre do dëgjohet

Një hap pas nuk është kurrsesi në planet e ish kreut të PD, Sali Berisha, por zgjidhja që ofron është shqyrtimi i propozimit të kujtdo që ka një ide për rimëkëmbje.

 

Në bashkëbisedimin virtual me qytetarët, Berisha shprehet se duhet vullnet për konsolidimin e strukturave të PD, si dhe përgjegjësi për përfaqësim të demokratëve.

 

Advertisement

“Me shumë kënaqësi mirëpres në PD të gjithë anëtarësinë e saj dhe në këtë kontekst i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet, propozimet e tyre do përfillen dhe nuk ka asnjë pengesë që ne nëpërmjet procedurave statusore të bëjmë zgjidhjet më të mira.

 

E rëndësishme është të ekzistojë vullneti dhe ndjenja e përgjegjësi që çdo demokrat dhe demokrate ka për hapjen dhe konsolidimin e PD-së, jo vetëm ndaj anëtarëve të saj, por ndaj mbështetësve dhe simpatizantëve të saj”, tha ai.

 

Advertisement

Humbjes së thellë të 14 majit i përgjigjet sërish me të njëjtin qëndrim duke mos e konsideruar si të tillë, por duke akuzuar kundërshtarin për tjetërsim e vjedhje të votave.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy