Foto-12 orë udhëtim me tren, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Foto-12 orë udhëtim me tren, Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazaoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, ku pritet që të takohen me presidentin Volodimir Zelenskyn.

 

Abazoviç ka publikuar një foto teksa kanë mbërritur në Kiev.

 

Advertisement

“Arritëm në #Kiev me @ediramaal për të ofruar mbështetje të sinqertë për 🇺🇦 dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës së tyre për liri. #MNE🇲🇪 do të vazhdojë të ndihmojë #Ukrainë në këtë moment të vështirë të fatkeqësisë humanitare”, shkruan Abazoviç.

 

Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy