FOTO/ Bilbil Shirja rrahu, mbylli dhe pastaj dogji në makinë gruan e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dalin në dritë të tjera detaje nga krimi i dyfishtë brenda familjes që tronditi Kavajën këtë të shtunë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se cifti Shirja ka qënë në process divorci prej dy muajsh dhe seanca gjyqësore do të zhvillohej ditën e hënë.

Për këtë arsye gruaja, Fëllënxa Shirja ishte transferuar për të jetuar kohet e fundit tek familja e prindërve të saj në fshatin Manskuri të Kavajës.

Madje ditët e fundit ai ishte punësuar në një hotel.

Advertisement

Mesa duket xhelozia ka shtyre Bilbil Shirjen që të ndërmarrë këtë krim tepër të rëndë.

48 vjecari ka shkuar në banesën e prinderve të gruas dhe e ka marrë me forcë, 45 vjecaren duke e future në makinë.
Më pas I ka vënë zjarrin mjetit duke e djegur gruan brenda në rrethana shumë tragjike.

Në këtë situatë edhe të rënduar psiqike ai është vetevarur në pemë duke gjetur vdekjen.

Banore të zonës panë një makinë që po digjej në pyll afër fshatit Manskuri dhe njoftuan policinë.

Advertisement

Cifti Shirja kishin dy fëmijë, një djal dhe një vajzë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy