Foto/ Ja njeriu që furnizonte me pistoleta dhe armë të tjera vrasësit me pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë një tjetër person si i përfshirë në grupin e vrasësve me pagesë ku bënin pjesë vëllezërit Beqiraj.

 

Në pranga ka rënë Zenaldo Mamaqi, 32-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

 

Advertisement

Me arrestimin e tij, ka shkuar në 15 numri i personave të vënë në pranga, kjo pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj të cilët zbuluan të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.

 

Policia sqaron se Mamaqi bënte shitjen dhe blerjen e pistoletave dhe armëve të tjera, që autorët përdornin për vrasjet e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy