FOTO/ Mes tyre policja e burgjeve, këta janë pesë të rinjtë që do shisnin armë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Mes tyre policja e burgjeve, këta janë pesë të rinjtë që do shisnin armë në Tiranë

Këta janë pesë të rinjtë e arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Repishti” pasi akuzohen për trafik armësh.

Bëhet fjalë për Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, efektive e policisë së Burgjeve dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Sabian Hasa
Redi Nika
Denis Hasaj
Mirjan Hasaj

Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë.

Menjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.

Advertisement

5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete.

Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.

Konkretisht Denisa Halilaj dhe Denos Hasaj udhëtonin me një makinë tip “Golf” dhe bënin kqyrjen e rrugës.,

Ndërsa në “BMW” ku u gjetën 9 armë ndodheshin Mirjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasa.

Advertisement

Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy