Fotot me plazhe bosh? Kumbaro: Këtë vit 1 mln turistë më shumë se 2019

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fotot me plazhe bosh? Kumbaro: Këtë vit 1 mln turistë më shumë se 2019

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro në një intervistë për E-ZONE ne Vizion Plus thotë se ky sezon turistik ka përmbushur pritshmëritë dhe rezutlon me shifra më i mirë se çdo vit tjetër.

Sipas saj janë një milion më shumë turistë se viti 2019, ndërsa fushatën në rrjetet sociale për plazhe të boshatisura ajo e konsideroi si dizinformim.

Advertisement

“Askush nuk ka verifikuar se kur janë bërë ato foto, nuk mund të përgjithësohet i gjithë sezoni me disa foto të bëra herët në mëngjes teksa shezlonget kanë qenë bosh. Mund ta them me përgjegjësi dhe madje këtë e konfirmojnë edhe kryetarët e bashkive që këtë vit kemi qënë plot me turistë të huaj. Ndërkohë deri në fund të shtatorit hotelet janë të prenotuara. Por këtë vit ka patur një rishpërndarje të pushuesve, pasi kemi 84 struktura të reja që kanë hapur dyert. Edhe nëse i referoheni plazheve të Dhërmit, Palasës etj ato janë një pjesë shumë e vogël e vijës tonë bregdetare. Mund të them Golemi, Velipoja, Saranda kanë qënë plotë.”- tha Ministrja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy