Turistë ditorë në Byshek të Elbasanit; zona e mbushur me pyje kërkon më shumë ndërhyrje në infrastrukturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turistë ditorë në Byshek të Elbasanit; zona e mbushur me pyje kërkon më shumë ndërhyrje në infrastrukturë

Vetëm 7 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit ndodhet Bysheku, një nga zonat më të bukura turistike të kësaj bashkie.

 

Bysheku është një hapësirë e pyllëzuar, që spikat edhe për vlerat historiko-kulturore, ku duket se natyra ka bërë “pakt” me banorët për t’iu dhuruar atyre, por jo vetëm, qetësi dhe një atmosferë ndryshe nga përditshmëria.

 

Advertisement

Vizitorët thonë se ky vend ka qenë një pikë turistike për vite me radhë, falë panoramave piktoreske dhe ajrit të pasur.

 

Ata kërkojnë që të investohet më shumë, në mënyrë që Bysheku të marrë rëndësinë e dikurshme për të tërhequr sa më shumë turistë vendas e të huaj.

 

Advertisement

Gëzim Ruda, administratori i njësisë administrative Shushicë, tregon se Bysheku mbetet një vend shplodhës, në të cilin po punohet nga bashkia për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

 

 

Shushica e Elbasanit, ku bën pjesë edhe Bysheku është pjesë e programit “100 fshatrat” për shkak të potencialit të madh turistik që ka.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy