Korça e mbushur me turistë, hotelet të rezervuara edhe në javën e parë të janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korça e mbushur me turistë, hotelet të rezervuara edhe në javën e parë të janarit

Nuk kanë mjaftuar vetëm nata e Krishtlindjes apo ajo e ndërrimit të viteve, por Korça është e mbushur edhe këto ditë të para të janarit plot me turistë.

 

Hotelet, restorante dhe bujtinat edhe këtë datë 3 janar janë të mbushura me pushues, duke konfirmuar se juglindja është kthyer në epiqendrën e festimeve.

 

Advertisement

Sipas të dhënave, rezervimet e hoteleve janë deri në fund të javës së parë të janarit, për t’iu rikthyer më pas normalitetit.

 

Atmosfera festive në këtë qytet nisi që para natës së Krishtlindjes, ku shumë tursitë, por edhe emigrantë zgjodhën Korçën për të festuar, për shkak edhe të larmisë së ofertave, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat turisitke përreth.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy