Francezët “pushtojnë” Korçën, turistët të mahnitur nga mikpritja dhe bukuritë e natyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Francezët “pushtojnë” Korçën, turistët të mahnitur nga mikpritja dhe bukuritë e natyrës

Një grup prej 160 turistësh francezë kanë mbërritur në Korçë pas një turi në Kroaci, Mal të Zi dhe  Maqedoni e Veriut. Turistët francezë kanë vizituar disa zona në Korçë, përfshi Voskopojën, Dardhën dhe thonë se janë mahnitur me bukuritë e natyrës shqiptare, por mbi të gjithë me mikpritjen e ngrohtë.

“Në Shqipëri jemi për herë të parë, kemi ardhur me makinat tona të zemrës. Jemi shumë sepse jemi një grup që udhëtojmë nëpër botë, erdhëm dje në Voskopojë e mahnitem nga peizazhi, malet, fushat por mbi të gjithë ngrohtësia e njerëzve”, thotë një turiste.

“Jam nga Franca, i pasionuar pas makinave retro, isha në Itali, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe tani jemi ne vendin me te bukur ne Shqipëri. Natyra këtu është magjepsëse por edhe ju si njerëz më keni bërë përshtypje”, shprehet një turist.

“Ne kemi ardhur me 70 automjete dhe po udhëtojmë në Ballkan. Ndaluam për një ditë në Voskopojë, Dardhë, këtu gjithçka është çlodhëse. Shqipëria është e bukur, pamjet, liqenet, njerëzit janë shumë të mirë”, shprehet një tjetër.

Advertisement

” Shqipëria ishte jashtë pritshmërive tona, nuk e prisnim këtë bukuri, këtë mikpritje, rrugë të bukura, I trajtoni mirë turistët, kam kuptuar qe ju dini te bëni turizëm”, tha një turist.

Pas Voskopojës e Dardhës, itinerari i lëvizjes së francezëve është Kolonja, Përmeti, Gjirokastra dhe Berati. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy