minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Fshehën në trup 40 mijë euro të padeklaruara, procedohen nënë e bijë - Struga.info


Fshehën në trup 40 mijë euro të padeklaruara, procedohen nënë e bijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fshehën në trup 40 mijë euro të padeklaruara, procedohen nënë e bijë

Policia Kufitare ka sekuestruar 40 mijë euro të padeklaruara. Bëhet me dije se paratë ishin fshehur nga dy persona, nënë e bijë, të cilat janë vënë në hetim.

 

Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro secila duke tentuar t’i nxjerrin jashtë kufirit pa i deklaruar.

 

Advertisement

“ U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

 

Nënë e bijë janë zbuluar nga kontrolli policor, ku edhe iu janë gjetur paratë e fshehura.

 

Advertisement

Shuma 40 mijë euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy