
Policia Kufitare ka sekuestruar 40 mijë euro të padeklaruara. Bëhet me dije se paratë ishin fshehur nga dy persona, nënë e bijë, të cilat janë vënë në hetim.
Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro secila duke tentuar t’i nxjerrin jashtë kufirit pa i deklaruar.
“ U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.
Nënë e bijë janë zbuluar nga kontrolli policor, ku edhe iu janë gjetur paratë e fshehura.
Shuma 40 mijë euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.