
Prokuroria e Posaçme kërkoi këtë të premte një vit burg për Bashkim Dedën, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese. Në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullim i ekzekutimit dhe dënimi përfundimtar me 2 vite shërbim prove.
Bashkim Deda akuzohet për “fshehje të pasurisë”, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 metër katrorë në bregdetin e Kavajës.
Advertisement
Sipas SPAK, pasuria rezulton në emër të vëllait të , ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, por përdorej nga ky i fundit.