
Nga Mimoza Ibra
Për të garantuar furnizimin me energji elektrike në zonat bregdetare gjatë sezonit veror, kur pritet të shënohet numër rekord turistësh, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpërndarë në terren 800 punonjës shtesë, për të ndërhyrë kur ka defekte.
“Nga Saranda, Dhërmi, Himarë, Vlorë, Durrës, Shëngjin dhye Velipojë ne çojmë grupe shtesë të fuqisë punëtore që janë në gatishmëri për tu përgjigjur për çdo shqetësim dhe çdo problem. Fuqizojmë ekipet që janë në nënstacionet, kjo lidhet me masat organizsatove, ata shkojnë të kompletuar me veglat dhe me element për të përballuar çdo defekt” tha Llambri Miti, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
OSHEE ka edhe një plan investimesh në rrjetin e shpërndarjes, për të fuqizuar linjat e transmetimit.
“Në pjesën tkenike ne prej kohësh, që nga marsi, prilli dhe maji bëjmë të gjitha remontet që janë të planifikuara dhe të detajuara për zonën turistike. Fillojmë me nënstacionet, linjat e tensionit të mesëm dhe rrjetin e ulët. Kemi edhe investime që kompania bën dhe parashikon çdo vit për të gjithë rrjetin e saj, sidomos për zonat turistike. Janë investime në nënstacione në Xarrë, në Piqeras, nga Himara në Dhërmi ne vazhdojmë kemi një kontratë me financim nga bashkëpunimet italiane që ka bërë një pjesë dhe po vazhdojmë me ritme. Në zonën e Orikumit në planin e investimeve ne kemi vendosur 2 linja të reja 20 kv. Në Shëngjin po bëjmë një nënstacion të ri në Lezhë, po kështu kemi bërë 3 linja dalëse 20 kv për të rritur mbulimin. Në Velipojë po ashtu po bëjmë një nënstacion të ri”, tha Llambri Miti, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sipas të dhënave të OSHEE, gjatë muajit korrik të vitit të kaluar e gjithë Shqipëria konsumoi rreth 600 milionë kilovatorë, ndërsa parashikimet për këtë vit janë që këto shifra të arrijnë në 623 milionë kilovatorë./vizionplus.tv/