Gara për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha de fakto nuk e ka shumicën, e ka vrarë aksionin e tij politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gara për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha de fakto nuk e ka shumicën, e ka vrarë aksionin e tij politik

Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi deklaron se ish kryeministri Sali Berisha nuk ka më shumicën me vete.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Elezi tha se anëtarësia e PD nuk e mendon më PD me Berishën dhe Lulzim Bashën.

 

Advertisement

“Është shumë e vështirë dhe është normale që të kem mundësi të vogla për të fituar. Por s’ do të thotë se s’ kam mundësi për të fituar.  Anëtarësia e PD nuk e mendon më PD me Berishën dhe Lulzim Bashën. Pjesa e PD që është e lidhur me Berishën, është një pjesë që nuk është shumica e PD. Berisha de fakto nuk e ka shumicën”, tha Elezi.

 

Ai theksoi se dikush duhet të bëjë beteja, duke e quajtur një xhungël, situatën në PD.

 

Advertisement

“Dikush duhet të bëjë beteja në këtë xhungël. Nuk mund ta lëmë xhungël gjithmonë. Si do i riparojmë ngjarjet nëse unë apo ndonjë tjetër nuk merr pjesë. Ne e dime që është xhungël, unë kam kërkuar që Vokshi te përjashtohet nga strukturat drejtuese. Beteja ime është që të komunikoj me anëtarësinë dhe se kjo kastë që merret me manipulimin e votes, të largohet”, tha Elezi.

 

Mes të tjerash ai theksoi se Berisha e ka vrarë aksionin e tij politik.

 

Advertisement

“Berisha nuk e sulmon dot më Ramën. Berisha e ka vrarë aksionin e tij politik. Argumentat dhe mënyra sesi duhet të ndërtohet PD duhet të jetë ndryshe nga kjo që ofron Berisha”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy