Gaz Bardhi ironi me Flamur Nokën: Disa kanë filluar punë të re, inspektojnë dyert e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gaz Bardhi ironi me Flamur Nokën: Disa kanë filluar punë të re, inspektojnë dyert e PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi  iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës se selia e PD ishte kthyer në një burg si Alkatrazi, pasi mbështetesit e Berishës nuk arritën dot të futeshin brenda.

 

Me doza të forta ironie, Bardhi tha se anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë nisur punë të re, inspektojnë dyert dhe dritaret e PD-së, e se atyre adesivët iu duken si blinda.

 

Advertisement

“Strukturat e partisë janë funksionale. Deri para riorganizimit, PD ka pasur 4 funksionare,  tani ka më shumë se 10. Disa kanë filluar punë të re, të inspektojnë dyert dhe derëtarët e PD. Adesivin e quajnë blind. Do lejohen të gjithë të shohin ambientet. Unë do jem në seli, të gjithë do të jenë në seli. Çdo demokrat ka qenë dhe do të jetë iu lejuar për të hyrë në PD.

 

 

Gazmend Bardhi shtoi se trafikantët e drogës që shkelmojnë dyert e PD, të shpallur në kërkim për trafik droge, s’do të lejohen më që të hyjnë në selinë e PD.

Advertisement

 

“Nuk mund të hyjnë në seli ata që kërkohen nga Britania e Madhe për drogë, dhe shfaqen krah Berishës. S’mund të futeni tani, siç nuk jemi futur ne në ambientet e televizionit tuaj kur bëni punime aty. Çdo anëtar është i lejuar që të futet në seli. Deputetet nuk kishin ardhur të bënin mbledhje, por kishin ardhur të shihnin dyert e PD. Janë të njëjtat dyer, janë veshur me adesivë. është gjëja më normale në botë. Por për njerëz që s’kanë punë, edhe veshja e xhameve me adesivë, është lajm botëror. I vetmi lajm botëror është shpallja non grata më 19 maj e Sali Berishës.”,  deklaroi numri dy i PD, Gaz Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy