
Ish ministri i Mbrojtes Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.
Gjykata u tërhoq për vendim në dhomë këshillimi nëse do pranojë kërkesën e mbrojtjes për heqje dorë nga gjykimi i shkurtuar.
Në seancë pati përplasje mes palës mbrojtëse të viktimës ne proces, Zamira Durda, që përfaqësohet nga avokati Dorian Matlija dhe mbrojtësve të Fatmir Mediut.
Shkak është bërë kërkesa për gjykim të zakonshëm, në një moment kur në hetime paraprake, nga i pandehuri, Fatmir Mediu u kërkua gjykim i shkurtuar.
Edhe prokurorët, Klodian Braho dhe Arben Kraja, mbajtën të njëjtin qëndrim, duke u shprehur se afatet për këtë kërkesë janë tejkaluar.