Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohen dy persona në Kurbin, në kërkim dy të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gërryenin shtratin e lumit Mat, arrestohen dy persona në Kurbin, në kërkim dy të tjerë

Dy persona që u kapën duke gërryer lumin Mat në Kurbin janë arrestuar nga policia.

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit B. A.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Advertisement

Pas këtyre kontrolleve, policia vuri në pranga Rexhep Shabani 57 vjeç dhe Albert Dodaj 59 vjeç, të dy banues në Milot, ndërsa në kërkim u shpallën administratori i subjektit, shtetasi B.A 58-vjeç dhe një punonjës, P.T 60-vjeç

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy