Policia e Shkodrës ka vijuar operacionin “Alpe të pastra”, duke asgjësuar 1437 fidanë kanabis në zonat pyjore.
Si pasojë e këtij operacioni janë vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
“Evidentohen dhe asgjësohen 1437 fidanë cannabis sativa, nga të cilët 137 fidanë të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë, në 2 ambiente të ndryshme.
Vihen në pranga 2 autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
AdvertisementMë herët, gjatë fazës së dytë të këtij megaoperacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë cannabis sativa, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve”, thuhet në njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që policia e Shkodrës asgjëson bimë kanabisi në Shkodër. Policia ka vijuar kontrolle në njësitë administrative Pult dhe Postribë, si dhe në 191 zona malore dhe zona të tjera me risk.
Më herët u asgjësuan mbi 26 mijë fidanë kanabis, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.