Krujë/ Goditeti një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në pyll, një në pranga dhe një në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krujë/ Goditeti një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në pyll, një në pranga dhe një në kërkim

Një tjetër zonë e pyllëzuar është përdorur për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë. Policia bën me dije se ka asgjësuar 224 fidanë të kultivuar në kubikë në fshatin Cudhi.

 

 

Policia ka identifikuar dy autorë të dyshuar të mbjelljes së lëndës narkotike dhe ka vënë në pranga njërin prej tyre. Ndërkohë ka shpallur në kërkim një tjetër.

Advertisement

 

“Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e  pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët  kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

 

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi”, thuhet në njoftim.

Advertisement

 

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy