Gjenden mbetje kockore të një njeriu në Sarandë/ Reagon policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjenden mbetje kockore të një njeriu në Sarandë/ Reagon policia

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistua dje në fshatin Xarrë, ku u gjet një mbetje kockore humane në proces dekompozimi.

 

Në një njoftim për mediat, policia thotë se mbetjet kockore po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme dhe identifikimin e viktimës.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë:

 

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy