“Gjeniu i vogël” në Vizion Plus/ Spektakli muzikor nis sot në mbrëmje rrugëtimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjeniu i vogël” në Vizion Plus/ Spektakli muzikor nis sot në mbrëmje rrugëtimin

Talentet e vegjël të spektaklit “Gjeniu i Vogël” janë gati të nisin rrugëtimin e tyre muzikor.  Edicioni i tetë çel siparin e tij në ekranin e Vizion Plus sonte në mbrëmje.

 

Çdo të martë, fëmijët që do të përbëjnë zërat e ardhshëm të muzikës, do të konkurrojnë mes tyre, ndërsa juria profesioniste, e cila garanton një seleksionim më të hapur e transparent do të vlerësojë gjenitë e rinj.

 

Advertisement

Femijet

 

1-“Kam pak emocione por ndiehem shumë shumë mirë dhe mezi po pres të ngjitem në skenë.”

 

Advertisement

2-“Nuk kam emocione fare dhe ndiehem shumë i lumtur për këtë fazë që kam kaluar.”

 

3-“Kam pak emocione por janë emocione të bukura dhe mezi pres të hipi në skenen e madhe të gjeniut të vogël.”

 

Advertisement

Përgjatë 17 jav ëve, fëmijët do të këndojnë dhe performojnë një pjesë të mirë të krijimtarisë më të suksesshme muzikore shqiptare dhe botërore.

 

 

Fëmijet

Advertisement

 

1-“Ndjehem shumë mirë, do të performoj “Correct” dhe “Make you feel my love”. “Correct” është një këngë spanjisht dhe e kam zgjedhur së bashku me profesorin tim të kantos ndërsa këngën tjetër me një nga mësueset e mia që do punoj këtu te Gjeniu.”

 

2-“Të dyja do të interpretojmë dhe nuk është gjë e re sepse ne nëpër festivale të dyja këndojmë. “This is me” e kemi përzgjedhur me mësuesen tonë ndërsa këngën tjetër e kemi përzgjedhur me xhaxhi Adin.”

Advertisement

 

3-“Unë do të performoj “Even like me” dhe “Jasaman o trëndafil i çel”. Këngën e parë e kam kengën time të preferuar ndërsa “Jasaman o trëndafil i çel është këngë që e kam mësuar në kanto dhe e kam shumë qejf.”

 

Ky superproduksion, i cili premton shumë surpriza, mban firmën e Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adi Hilës, si autorë të tij. Natën e parë të spektaklit do të keni mundësi ta ndiqni sonte në orën 21:00 vetëm në ekranin e televizionit Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy