
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është thirrur sot në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Për mediat, Gjiknuri theksoi se dëshmnoi për abuzimin më të madh që ka ndodhur, atë me rrugën Tiranë-Elbasan, ku vlera e ndërtimit sipas tij nisi nga 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.
‘Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për tu ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro’- u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.