Gjiknuri: Me Sakon dhe Edi Ramën, Durrësi do kthehet në qytetin më të mirë turistik në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri: Me Sakon dhe Edi Ramën, Durrësi do kthehet në qytetin më të mirë turistik në Shqipëri

Nga Durrësi, ku mbylli fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e qytetit bregdetar Damian Gjiknuri u shpreh i bindur se me Emirjana Sakon në krye dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Durrësi do të kthehet në qytetin më të mirë turistik në Shqiperi.

 

Unë e kam thënë edhe një herë tjetër; Durrësi ka një fat tashmë, që do të ketë një zonjë në krye të punëve, që ju e keni provuar këtë vitin e fundit në drejtimin e Bashkisë. Mbi të gjitha do të keni edhe Kryeministrin, që e keni deputetin tuaj, që do të thotë më shumë vëmendje dhe investime për Durrësin.Këtë e kam parë në Vlorë! Gjatë kohës që Edi Rama ishte deputet i Vlorës, ku qyteti u transformua plotësisht. Ka ardhur momenti që Durrësi të shkojë aty ku e ka vendin, sepse është portë hyrëse e Shqipërisë. Këtu do jetë porti kryesor, këtu do të kemi zhvillimet me interesante përsa i përket marinës turistike, bashkë me portin e ri tregtar. Të gjitha këto nuk janë thjesht projekte që qeveria do të nxjerrë, këto janë për të mirën e qytetarëve dhe do të ndryshojnë përditë jetën tuaj. Do të rritet vlera e pronës, do të ketë më shumë punësim. Kjo do të realizohet falë mbështetjes që do të japë Qeveria Rama për Bashkinë e Durrësit, me punët e mira që do të bëhen.

 

Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i PS dha arsyet përse sipas tij nuk duhet të votohen dy kandidatet e tjerë.

 

Përse ne duhet ta hedhim votën tek përçarësit?Përse një demokrat do të duhet të votojë për një nga ata të dy? Unë e kam thënë dhe e them se edhe ata që duan bashkimin e Partisë Demokratike, le t’ja japin votën Anit, të tregojnë se përçarësit nuk kanë vend në këtë qytet. Prandaj u them edhe atyre demokratëve, që janë të zhgënjyer nga politika e përçarjes dhe pengimit ta japin votën për kandidaten e Partisë Socialiste, që është një durrsake e vërtetë. Kjo do të jetë garancia e zhvillimit.Në Durrës është bërë shumë. U adresuan problemet e mëdha për tërmetin. Kush do i bënte këto? Vetëm një qeveri si e Edi Ramës.Nuk është kollaj të përballosh kriza. Thonë njerëzit: shteti e ka në dorë. Jo, jo është shumë e vështirë të dashur qytetarë, sepse do vullnet, fokus dhe një administrim të mirë. Fal kësaj qeverisje u bënë realitet. Kanë ndodhur edhe fatkeqësi natyrore edhe në vende të tjera, por ata nuk i kanë adresuar kaq shpejt. Përse? Sepse nuk kanë pasur elementët që unë thashë më sipër. Tek qeveria e Partisë Socialiste këto i keni. Qeveria e Edi Ramës i ka dhënë provat. Ne na duhet një qeveri që i ka dhënë provat.I dëgjoni kundërshtarët çfarë thonë: ne i duam Bashkitë, sepse po dolëm në dy kandidatët përçarës me më shumë vota se kandidatët e Partisë Socialiste, do të kemi mundësinë që shumë shpejt të shpallim zgjedhje të parakohshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy