Gjin Gjoni flet pas fitores: Situata politike është kritike, PD ka objektiva të qarta për 2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjin Gjoni flet pas fitores: Situata politike është kritike, PD ka objektiva të qarta për 2025

Gjin Gjoni ka folur pasi u zgjodh kryetari i ri i degës së Rithemelimit të Pd-së në qytetin e Lezhës. Ai ka falenderuar kolegët, të cilët thotë, bënë një garë dinjitoze.

Gjoni: Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falenderoj gjithë votuesit lezhjanë dhe familjen time për mbështetjen e deritanishme. Situata politike në të cilën ne ndodhemi është kritike. PD-ja e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025, të bashkuar siç jemi sot ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe njëkohësisht do fillojmë edhe përgatitjen për fushatën e 2025.

Gjoni triumfoi përballë dy kandidatëve të tjerë, Albert Rrusti dhe Paulin Marku me diferencë të thellë, duke siguruar 604 vota.

Rrusti siguroi 312 vota, ndërsa Paulin Marku mblodhi 131 vota, ndërsa në proces morën pjesë mbi 1100 anëtarë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy