GJKKO e la në burg/ Avokati i Belerit: Nesër bëjmë ankimimin në Gjykatën e Apelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO e la në burg/ Avokati i Belerit: Nesër bëjmë ankimimin në Gjykatën e Apelit

Avokati i Fredi Belerit, deklaroi se ditën e nesërme, do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e GJKKO, e cila la në qeli kandidatin e Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës.

 

Ai deklaroi se Fredi Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

 

Advertisement

“U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të. Nesër, sipas vendimit që u dha, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit. Ato që kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohe, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm dhe nuk duhet vendosur masë sigurie për të dy shtetasit”, tha avokati.

 

Këtë të hënë, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy