GJKKO e nxorri nga qelia dhe e dënoi me shërbim prove/ Apeli rikthen në burg ish prokurorin e Kukësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO e nxorri nga qelia dhe e dënoi me shërbim prove/ Apeli rikthen në burg ish prokurorin e Kukësit

Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg ish-prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili është dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion.

 

GJKKO, kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove. Me gjykim të shkurtuar Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie nga 3 vite e 4 muaj.

 

Advertisement

Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në  Kavajë me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.

 

Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit. Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.

 

Advertisement

Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në seancën e kësaj të Marte në Apelin e Posaçëm, vetë Karriqi nuk ishte i pranishëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy