GJKKO rrëzon kërkesën e Monika Kryemadhit, vijon sekuestroja e SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zhvillime të rendësishme kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në SPAK sa i përket çiftit Meta-Kryemadhi.

 

Mësohet se kjo e fundit kërkoi sot përmes avokatit nga GJKKO heqjen e sekuestros ndaj dokumenteve të marra nga SPAK në zyrat e PL-së disa ditë më parë.

 

Advertisement

Por siç mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Kryemadhit duke mbajtur të sekuestruara dokumentet e marra me urdhër të prokurorit Sotir Kllapi.

 

Ky i fundit është prokurori që po heton çështjet e lobimit.

 

Advertisement

Avokati i Kryemadhit u paraqit sot në GJKKO duke kërkuar pikërisht zhbllokimin e dokumenteve, gjë që gjykata nuk e ka marrë në konsideratë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy