GJKKO urdhëron SPAK të pajisë Beqajn me dosjen e sterilizimit pa pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO urdhëron SPAK të pajisë Beqajn me dosjen e sterilizimit pa pagesë

Ditën e sotme, GJKKO ka urdhëruar SPAK që t’i vërë në dispozicion aktet e dosjes së sterilizimit Ilir Beqajt me 602 fashikuj në mënyrë elektronike pa pagesë.

Ish-ministri i Shëndetësisë kishte refuzuar që të paguante tarifën prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit.

Beqaj tha se vendimi ishte shumë i drejtë dhe se u rrëzua pengesa artificale e krijuar nga SPAK.

“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejtë, pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy