SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, akuza që rëndon ndaj Ilir Beqajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, akuza që rëndon ndaj Ilir Beqajt

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit.

SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-ministrit të Shëndetësisë, ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë që janë proceduar më herët.

Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj do të merret i pandehur për shpërdorim detyre.

Ish-ministri ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën, por SPAK nga ana tjetër dyshon se ai me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën.

Advertisement

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy