Gjoba e makinës vjen në shtëpi/ Aparatura inteligjente nuk toleron më asnjë shkelje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjoba e makinës vjen në shtëpi/ Aparatura inteligjente nuk toleron më asnjë shkelje

Asnjë drejtues mjeti që shkel rregullat e qarkullimit rrugor nuk do të torelohet pasi gjoba do ti vijë në banesë përmes aparaturës inteligjente që tashmë do të survejojë rrugët e vendit.

Paralajmërimi eshte  bere nga drejtori i policisë rrugore Dhimitraq Ziu, i cili tha se pajisja identifikon të gjitha shkeljet dhe në mënyrë automatike dërgohet tek operatori i cili më pas printon fletën e gjobës.

 

DHIMITRAQ ZIU

Advertisement

DREJTOR I POLICISE RRUGORE

Kjo pajisje punon në mënyrë të pavarur. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori verifikues bën printimin. Pasi janë identifikuara shpejtësia, rripi dhe përdorimi i telefonit. Më pas vjen procedura me njoftimin. Kjo pajisje ka një cilësi të veçantë që punon në kushtet e errësirës duke mos dëmtuar drejtuesin e mjetit përmes blicit.

 

Sa i takon sezonit turistik, Ziu tha se situata është mbajtur nën kontroll, pavarësisht se gjatë verës ka patur dyfishim të mjeteve në Shqipëri.

Advertisement

 

Në një analizë që kemi bërë për sezonin turistik është dyfishuar numri i mjetet në Shqipëri. Kanë hyrë 750 mijë mjete për dy muaj në vendin tonë. Me këtë polici dhe me këto rrugë kemi funksionuar dhe i’a kemi arritur qëllimit duke parandaluar dhe ulur numrin e aksidenteve. Kemi rritur ndëshkueshmërinë për të ndihmuar në këtë situatë.

 

Krahas pajisjes inteligjente, policia rrugore do të survejoje akset problematike me radarë per te parandaluar shkeljet që mund te çojne në aksidente.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy