Gjykata e ka shpallur të pafajshëm, policia e Elbasanit e arreston/ Mbahet në burg prej 24 orësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e ka shpallur të pafajshëm, policia e Elbasanit e arreston/ Mbahet në burg prej 24 orësh

38 vjeçari Ervis Hasankolli është arrestuar një ditë më parë nga policia e Elbasanit megjithë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila më 25 janar 2022 e kishte shpallur të pafajshëm.

 

Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur atë të pafajshëm. Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa arrest me burg me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike.

SAIMIR VISHAJ
AVOKAT
Më datë 12 mars, policia e Elbasanit ka ekzekutuar një urdhër të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shtetasin Ervis Hasankolli, i cili në datën 25 janar 2022, Gjykata e Lartë e ka deklaruar të pafajshëm. Nuk e kuptoj, është absurde që një individ, i cili është deklaruar i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, megjithëse kemi paraqitur të gjithë dokumentacionin e pafajsisë ka vendosur për ndalimin e tij, vetëm për arsye statistikore, për t’i thënë të tjerëve se është kapur një trafikant. Për aq kohë ka një vendim të GjL ne lidhje me pafajsinë e tij dhe nga ana e avokatit mbrojtës ështe bërë tthirrje të gjitha institucioneve se vazhdimi dhe/ ose mbajtja në burg e tij, është vepër penale për ata punonjës policie dhe ata prokurorë që po mbajnë ne burg, pa vendim ose me vendim pafajsie të gjykatës së lartë shtetasin Ervis Hasankolli. I bëj thirrje sa më parë prokurorit të rrethit Elbasan apo drejtues të SPAK që çdo minutë qëndrimi në burg i toj është në kundërshtim me ligjin.

Advertisement

 

Ndërkaq, si me vendim të Gjykatës së Tiranës për Shkallën e Parë dhënë me datë 29 janar të 2016, ashtu edhe me vendim të Apelit, të majit 2016, Hasankolli është liruar nga të gjitha akuzat dhe është lënë i lirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy