
Gjykata rrëzoi sot kërkesat e Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës dhe 5 të pandehurve të tjerë, për pavlefshmëri të dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.
Ky i fundit ka rrëfyer se personat e mësipërm janë autorët e vrasjes së dy biznesmenëve, Vajdin Lame e Klodian Saliu, në vitin 2005.
Advertisement
Avokatët pretenduan se këto deklarime nuk mund të merren për bazë, pasi Luftar Reçi vuan nga mitomania, apo sindroma e mashtrimit patologjik.
Por, gjykata arsyetoi se deklaratat e tij janë konform me dëshmitë e tjera që janë marrë nga hetuesit.
Advertisement
Vajdin Lame u vra me shpërthim të telekomanduar në pallatin ku banonte, ndërsa Klodian Saliu u ekzekutua pak ditë më vonë në autostradën Tiranë-Durrës.