Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt/ Berisha: Do informojmë me hollësi SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata pranoi ankimin e Alibeajt/ Berisha: Do informojmë me hollësi SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar mëngjesin e sotëm për kryetarin e ri të degës numër 2 në Tiranë, në selinë qëndrore.

 

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ish-kryeministri tha se ky është procesi më demokrat i zhvilluar ndonjëherë dhe e quajti gjithashtu si historike.

 

Advertisement

“Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokrati, i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelte e rithemelimit të PD si një forcë e fuqishme. Por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare.”, deklaroi ai.

 

Berisha u pyet gjithashtu edhe për ankimin e Enkelejd Alibeajt që u mor ditën e djeshme në shqyrtim nga gjykata.

 

Advertisement

Ish-kryeministri theksoi se ky është një revolucion që asgjë nuk e ndal, ndërsa hodhi sërish akuza ndaj gjyqtares dhe ambasadores amerikane. Ai tha se është akt individual dhe se do të informojnë SHBA-në me hollësi.

 

“Ky është një revolucion, ju garantoj. Keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por në të vërtetë ka qenë një angazhim total në procesin zgjedhor të PD. por këta sot janë në këmbë se marshin e tyre nuk mund të ketë forcë që e ndal. Për sa i përket standardit një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë. Në një presion të tmerrshëm. Kjo është e qartë që është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë, duke vlerësuar më parë se ne nuk ishim palë, por tani ajo shpalli palë. Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlerat, mbi të cilat vlerat e lirisë qëndrojnë SHBA. Është një akt individual, për të cilin ne do të informojmë me hollësi Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy