Gjyshërit morën 3-vjeçarin dhe nuk ia kthyen më nënës, reagon policia: Nuk e kemi gjetur ende

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjyshërit morën 3-vjeçarin dhe nuk ia kthyen më nënës, reagon policia: Nuk e kemi gjetur ende

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të 23-vjeçares, Ille Gjuni se djali i saj 3-vjeçar rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Vogëlushi kishte shkuar te gjyshërit (prindërit e të atit), i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë një vit më parë. Por gjyshërit nuk ia kthyen më nënës. Policia e Durrësit, përmes një reagimi zyrtar thotë se nuk e kanë gjetur ende 3-vjeçarin teksa vijojnë kërkimet.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.

Advertisement

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.”/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy