Goditet grupi kriminal në Tiranë, sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 100 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditet grupi kriminal në Tiranë, sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 100 mijë euro

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike nga një grup kriminal. Një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, bëri me dije se policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike me vlerë 100 mijë euro.

 

Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal kishte përshtatur një vilë për kultivimin e lëndës narkotike të llojit cannabis sativa. Si pasojë e hetimeve janë vënë në pranga tre shtetas. Ata dyshohet se paketonin dhe më pas e shisnin lëndën narkotike që kultivonin në vilë.

 

Advertisement

Detajet e operacionit: 

Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes të pronës. Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro, u sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë, si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;

 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron.

Advertisement

 

Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit, me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.

 

Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.
Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Advertisement

 

– E. P. alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

 

– A. M., 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

Advertisement

 

– G. M., 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.

Advertisement

 

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë. Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy