Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balën si kryebashkiake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balën si kryebashkiake

Mbledhja e Këshillit bashkiak të Himarës e cila u pezullua për shkak të tensioneve që krijuan mbështetësit e Belerit nisi me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se u komandua Blerina Balaj si drejtuesja e përkohshme deri në zgjedhjet e reja.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Nënkryetari tjetër, Pervin Gjikuria nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme.

Kryebashkiaku i zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri ndodhet në burg pazi akuzohet për blerje votash, ndërsa kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua disa ditë më parë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Dy ditë më parë, nga qelia e burgut, Jorgo Goro dha dorëheqjen. 12 vjet e 10 muaj në krye të kësaj bashkie, Goro thotë se e drejtoi qytetin pasi nuk kishte tjetër zgjedhje në një kohë kur i zgjedhuri Fredi Beleri ndodhej në burg.

Advertisement

“S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve. Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik, për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës, me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobusët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel”, shkruante Goro.

Goro u arrestua mbrëmjen e 23 marsit, ndërsa kallëzimin për të e bëri rivali i tij në zgjedhjet e 14- majit, Fredi Beleri që u arrestua vetëm 2 ditë përpara procesit te votimit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy