Grabitën varësen e një gruaje dhe iu gjetën 23 kg kanabis në banesë/ Arrestohe katër të rinj në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grabitën varësen e një gruaje dhe iu gjetën 23 kg kanabis në banesë/ Arrestohe katër të rinj në Tiranë

Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi i vodhën varësen e floririt një qytetareje.

 

Policia  ka kontrolluar banesën e një prej autorëve, të cilit i është gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate.

 

Advertisement

Ne pranga kanë rënë Rigers Gega, Bajram Allushi, Ridvan Kapllani, Benard Murrja.

 

Njoftimi i plotë:

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çekreza”.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Krujë.

I vodhën me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e dyshuar.

 

Advertisement

Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Policia ka gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me varësen e floririt dhe 2 automjete të cilat dyshohet se 4 autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se 4 persona i kishin vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çekreza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– R. G., 24 vjeç, B. A., 29 vjeç dhe B. M., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Advertisement

– R. K., 26 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Berisha”, në Çekrezë, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases E. C.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në formë çokollate dhe një peshore elektronike.

Advertisement

Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit, 4 aparate celulare dhe varësja e floririt që dyshohet se i kanë vjedhur shtetases E. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy