GRAFIKU/ Si renditet Shqipëria, sa harxhojnë shtetet e NATO-s për ushtrinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GRAFIKU/ Si renditet Shqipëria, sa harxhojnë shtetet e NATO-s për ushtrinë

Donald Trump bëri një deklaratë të bujshme disa ditë më parë sipas të cilës ai do të inkurajonte Rusinë që të sulmonte ato shtete të NATO-s që nuk shpenzojnë më shumë se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen duke shkaktuar reagime të forta në Perëndim.

Prej një dekade tashmë, që kur Rusia aneksoi Krimenë, NATO vendosi që secili shtet anëtar të shpenzonte jo më pak se 2%e PBB-se për mbrojtjen në mënyrë që të kishte një ushtri të fortë për të përballur agresionin rus.

Por, cilat shtete harxhojnë më shumë se cilat më pak? Si renditet Shqipëria?

Sipas një grafiku të shpërndarë ngë Washington Post, vendin e parë në raport me PBB-në e mban Polonia, e cila shpenzon edhe më tepër se SHBA-ja duke kapur shifrat 3.9% në raport me 3.49% të amerikanëve, raporton VizionPlus.tv.

Advertisement

Greqia renditet në vendin e tretë me rreth 3% të PBB-së, kjo për shkak të rivalitetit me Turqinë dhe më pas renditen shtete që janë kryesisht në kufi me Rusinë ose në kufi me Ukrainën.

Ndërkohë, Shqipëria renditet në “listën e kuqe” pasi shpenzon 1.76% të PBB-së për mbrojtjen duke qenë pas Francës, Bullgarisë, Malit të Zi, etj.

Më pak se Shqipëria, në raport me PBB-në harxhojnë Norvegjia, Danimarka, Holanda, etj.

GRAFIKU

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy