Greqia hapet me të tjerët, por “i mbyll derën” Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Greqia hapet me të tjerët, por “i mbyll derën” Shqipërisë

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur. Ndonëse pritej një lehtësim i masave, pas hapjes së sezonit turistik në shtetin fqinj, lëvizjet nga Kapshtica dhe Kakavija vijojnë të jenë të bllokuara.

 

Nga Kakavija, do të vazhdojnë të kalojnë vetëm 400 veta në ditë, ndërsa ndalohet hyrja e shqiptarëve për arsye tursitike apo vizitë. Të lejuar do të jenë vetëm ata persona që kanë leje qëndrimi apo nënshtetësi greke.

 

Advertisement

Këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri në 24 maj. Këtë të premte Greqia lehtësoi masat, duke hequr karantinën e pjesshme. Autoritetet lajmëruan rinisjen e fluturimeve me shumë vende të Europë dhe të botës për ata që duan t’i kalojnë pushimet në Greqi. Kufijtë tokësorë apo detarë janë gjithashtu të hapur me vendet e BE.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy